Shqipëria nuk ishte prezent për të firmosur themelimin e Bordit të Paqes...
Ditën e sotme në Davos u firmso themelimi i Bordit të Paqes, propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Pavarësisht bujës së madhe dhe shpërndarjes së një numëri të konsiderueshëm ftesash për të qenë prezent ditën e sotme në Davos, vetëm 19 shtete (përfshirë SHBA-në) kanë firmosur për themelim e këtij Bordi, pavarësisht se fillimisht 23 vende shprehen mbështetje.
Nga vendet e BE-së firmosën vetëm Hunagria dhe Bullgaria ndërsa pjesa tjetër e BE-së e injrouan thirrjen e Trumpit. Nga Ballkani siç u mësua ishin vetëm dy vende të ftuara Shqipëria dhe Kosova, por sot në Davos firmosi vetëm kjo e fundit, me presidenten Vjosa Osmani e cila u vendos në qendër të vëmendjes për afërsinë me Trumpin.
Shqipëria nga ana tjetër, pavarësish se Rama e përdori për kredo politike ftesen nga Trump, sot nuk ishte prezent për të firmosur themelimin e Bordit të Paqes. Megjithatë, Parlamenti shqiptar votoi sot me 110 vota pro marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Lista e 19 vendeve që firmosën sot në Davos themelimin e Bordit të Paqes:
Argjentinë: Presidenti Javier Milei
Armenia: Kryeministri Nikol Pashinyan
Azerbajxhan: Presidenti Ilham Aliyev
Bahrein: Sheikh Isa bin Salman Al Khalifa
Bullgaria: Kryeministri Rosen Zhelyazkov (Në detyrë të përkohshëm pas dorëheqjes së tij)
Hungaria: Kryeministri Viktor Orban
Indonezia: Presidenti Prabowo Subianto
Jordani: Zëvendëskryeministri Ayman Safadi
Kazakistan: Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
Kosovë: Presidentja Vjosa Osmani
Mongoli: Kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
Marok: Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
Pakistan: Kryeministri Shehbaz Sharif
Paraguai: Presidenti Santiago Pena
Katar: Kryeministri Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
Arabia Saudite: Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al-Saud
Turqi: Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
Emiratet e Bashkuara Arabe: Kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
Uzbekistan: Presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev
Sipas Shtëpisë së Bardhë, çdo anëtar i Bordit Ekzekutiv do të “mbikëqyrë një portofol të përcaktuar kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimin, tërheqjen e investimeve, financimin në shkallë të gjerë dhe mobilizimin e kapitalit”./Pamfleti
Mbreteresha e Bordit, Presidentja Zonka Vjosa Osmani, bravo. Sipas mendimit personal, te gjitha shtetet pervec Turqise, Emirateve, Arabise,dhe Kazakistanit, jane nje kamuflazh i Usa per perfitimet reale nga rindertimi i Gazes. Marifete ne kurriz te atyre vendeve te shkreta.....