TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Tetor 2024, 14:20

Kushton 535 milionë dollarë, Izraeli hedh në treg 'armën shkatërrimtare' që do të mbrojë vendin nga armiqtë

Shkruar nga Pamfleti
Kushton 535 milionë dollarë, Izraeli hedh në treg
Iron Beam

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka marrë dimensione të tjera, ku në konflikt është përfshirë direkt edhe Irani, Izraeli ka bërë të ditur se pas një viti do të jetë gati të nxjerrë në veprim interceptorin me lazer “Iron Beam”, një sistem që pritet të mbrojë vendin nga raketat dhe dronët.

Sistemi i përgjimit me lazer me fuqi të lartë në zhvillim të Izraelit, i quajtur “Iron Beam” pritet të jetë operacional brenda një viti, thotë Ministria e Mbrojtjes izrealite.

Sistemi me prodhuesit Rafael dhe Elbit do ti kushtojë Izrealit 535 milionë dollarë.

Iron Beam është projektuar për të punuar së bashku me sisteme si Iron Dome dhe për të rrëzuar predha më të vogla.

Sistemi “Iron Beam” është testuar më herët këtë vit, ndërsa marrëveshja e fundit midis Izraelit dhe prodhuesve të tij, Rafael Advanced Defence Systems dhe Elbit, ka përcaktuar datën e fillimit të funksionimit, e cila sipas burimeve izraelite do të jetë më 28 tetor të vitit të ardhshëm.

Kushton 535 milionë dollarë, Izraeli hedh në treg
Kompania izraelite Rafael ka krijuar Iron Beam që është një armë lazer me energji të lartë

"Iron Beam" përshkruhet nga prodhuesit si një “sistem armësh me lazer me energji të lartë, 100 kW”, i cili mund të shkatërrojë me saktësi objektet fluturuese si mortaja, raketa, artileri dhe UAV (dronë).

Sipas Jerusalem Post, sistemi ka një rreze veprimi prej disa kilometrash dhe është ekonomik, pasi kostoja për çdo përdorim është minimale falë teknologjisë me lazer.

Kushton 535 milionë dollarë, Izraeli hedh në treg

Ndërsa Izraeli përdor tashmë katër sisteme të tjera mbrojtëse, përfshirë “Iron Dome” për shkatërrimin e raketave, nevoja për mbrojtje të shtuar është rritur pas sulmeve me raketa dhe dronë nga grupe të ndryshme, përfshirë Hezbollah, Hamas dhe Houthi.

Një avantazh i madh i "Iron Beam" është kostoja e ulët e përdorimit, krahasuar me "Iron Dome", e cila kërkon rreth 60,000 dollarë për çdo përdorim. Ndryshe nga "Iron Dome" që funksionon në çdo kusht moti, "Iron Beam" ka kufizime gjatë motit të lagësht, ku grimcat e ujit thithin energjinë e lazerit, duke e bërë më pak efektiv. Gjithashtu, sistemi kërkon linjë të drejtpërdrejtë shikimi për objektivin.

 

iron beam izrael

Lini një Përgjigje