TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 22:22

Lindja e Mesme drejt konfliktit të përgjakshëm/ Izraeli sulmohet nga territori sirian, ushtria mobilizohet për përplasje edhe me Libanin

Shkruar nga Pamfleti

Lindja e Mesme drejt konfliktit të përgjakshëm/ Izraeli sulmohet

Ditën e sotme Izraeli është sulmuar me raketa nga territori i Sirisë, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të konfliktit...

Shtohet frika se Lindja e Mesme po rrëshqet drejt një konflikti më të gjerë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli është sulmuar sonte nga territori i Sirisë!

Ushtria izraelite njoftoi në llogarinë e saj në rrjetin social X se nga kufiri i Sirisë janë gjuajtur disa predha drejt Izraelit.

“Janë regjistruar disa lëshime nga territori sirian në territorin izraelit. Disa prej tyre kaluan ranë në një zonë të hapur”, deklaroi IDF duke shtuar se është përgjigjur me zjarr artilerie dhe mortajash.

Mediat raportojnë jozyrtarisht se objektivi ka qenë Lartësia e Golanit. Situata po përshkallëzohet edhe në kufirin me Libanin. Mësohet se u urdhërua evakuimi i menjëhershëm në qytetin izraelit të Metula, që ndodhet afër kufirit.

Lindja e Mesme drejt konfliktit të përgjakshëm/ Izraeli sulmohet

Mediat raportojnë jozyrtarisht se shtabi kryesor i ushtrisë izraelite ka thirrur një mbledhje urgjente për shkak të situatës në kufirin izraelito-libanez, ku situata dalëngadalë po del jashtë kontrollit.

Ushtria izraelite tha më parë se rreth 15 raketa u hodhën nga territori libanez të martën, katër u kapën dhe 10 raportohet se ranë në zona të hapura.

Thuhet se një helikopter i ushtrisë izraelite më pas goditi një post vëzhgimi të lëvizjes libaneze Hezbollah.

Kjo gjë ka bërë që të vihen në lëvizje amerikanët. Prestigjiozja Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes tha se SHBA mund të fërgojë një aeroplanmbajtëse të dytë pranë Izraelit. Qëllimi ushtarak amerikan thuhet se synon të parandalojë fuqitë e tjera në rajon që të hyjnë në luftën midis Hamasit dhe Izraelit.

Aeroplanmbajtësja Dwight D. Eisenhower dhe anijet e saj shoqëruese ishin planifikuar prej muajsh të niseshin këtë javë për në Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarit, aeroplanmbajtësja pritet të mbërrijë në Lindjen e Mesme për rreth dy javë.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja “Gerald R. Ford” dhe anijet e saj shoqëruese, disa prej të cilave kanë kapacitete bërthamore, tashmë po lëvizin drejt Izraelit luftarak dhe pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme. Pentagoni po e shqyrton këtë mundësi, por nuk ka vendosur zyrtarisht, nëse Eisenhoëer do të zëvendësojë Fordin ose nëse të dy grupet e anijeve luftarake do të mbeten në rajon.

Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara mobilizuan dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme ishte në vitin 2020, pas një sulmi me raketa në kampin Taji në Irak që vrau dy ushtarë amerikanë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje