Senatori demokrat, Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, e quajti konfliktin me Iranin luftën më të paaftë dhe të paqëndrueshme që Amerika ka luftuar në një shekull. Murphy gjithashtu e akuzoi presidentin se ishte "çmendur".
“Kjo është lufta më e paaftë dhe e paqëndrueshme që Amerika ka luftuar në 100 vitet e fundit, dhe kjo thotë shumë. Kjo administratë nuk ka idenë se çfarë po bën. Nuk ka një plan të zbatueshëm lufte. Ata i ndryshojnë qëllimet dhe synimet e tyre çdo ditë. Kam simpati të madhe për ushtarët dhe udhëheqësit tanë ushtarakë, atyre po u jepen udhëzime nga një plak i pleqëruar që po humbet mendjen”, tha Murphy.
Ai argumentoi se lufta po shkonte “tmerrshëm” dhe do t’u kushtonte amerikanëve humbje në xhepat e tyre dhe potencialisht në sigurinë e tyre.
“Çmimet po rriten, Ngushtica është e mbyllur. Irani ende ruan aftësinë për të goditur aleatët tanë rajonalë… Programi bërthamor ende ekziston. Ka qenë një katastrofë e plotë dhe kjo është faji i një personi, Donald Trump, i cili ndryshon mendje çdo ditë për atë që ai mendon”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje