TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2023, 08:05

Lufta në Izrael, zbardhen detajet kush është 19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut që po mbahet peng nga Hamasi

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Izrael, zbardhen detajet kush është 19-vjeçarja
Naama Levy

Mes pengjeve të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levy një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levy Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

“Izraeli do të nisë armëpushimet 4-orëshe”, Shtëpia e Bardhë jep lajmin

Nesër Forumi i Paqes në Paris, Rama gati 5 propozime për luftën Izrael-Hamas
“Zoti Shaul Levy, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer.

Familja e saj ka bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar 19-vjeçaren.

 

naama levy izrael

Lini një Përgjigje