Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë "dominim të plotë dhe total" mbi hapësirën ajrore iraniane në orët në vijim, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sekretarja për shtyp e presidentit amerikan, Karoline Leavitt, u shpreh gjatë një konference për shtyp se kontrolli i hapësirës ajrore do t’i hapë rrugën operacioneve të aviacionit amerikan.
“Ne presim të kemi dominim të plotë dhe total mbi hapësirën ajrore iraniane në orët në vijim, duke i hapur qiellin luftëtarëve tanë të guximshëm që të vazhdojnë të arrijnë këto objektiva fisnike dhe të kërkuara prej kohësh”, deklaroi Leavitt.
Deklarata vjen në një moment kur tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndjeshëm. Irani ka vijuar me sulme hakmarrëse ndaj disa vendeve fqinje në Lindjen e Mesme, pas operacioneve ushtarake të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli gjatë fundjavës.
Ndërkohë, kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, tha se intensiteti i sulmeve iraniane është ulur ndjeshëm që nga fillimi i përplasjes.
Sipas tij, “të shtënat me raketa balistike nga Irani në teatrin e luftimeve kanë rënë me 86% që nga dita e parë e luftimeve”.
Të ruhet proporcjonaliteti dhe të synohet pushimi i luftimeve dhe ulja në bisedime.