Bota25 Shkurt 2023, 07:38

Lufta në Ukrainë, Blinken paralajmëron Këshillin e Sigurisë në OKB: Mos u mashtroni nga plani kinez i paqes

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Blinken paralajmëron Këshillin e

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se nuk duhet të mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë. Ai deklaroi se një paqe “e drejtë dhe e qëndrueshme” nuk duhet të lejojë Rusinë të pushojë dhe të armatoset.

Çdo paqe që legjitimon pushtimin rus të territoreve me forcë do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do t’u dërgojë një mesazh agresorëve të mundshëm se ata mund të sulmojnë vendet e tjera pa u ndëshkuar”, theksoi Blinken.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh dje për të shënuar përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Paralajmërimi i Blinken për Këshillin e Sigurimit të OKB-së erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj prej 12 pikave.

blinken kina plani i paqes lufta ne ukraine