Bota 8 Mars 2023, 22:56

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit, FMN: Perspektiva ekonomike për Rusinë është “shkatërruese”

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit, FMN: Perspektiva

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar Rusinë e cila pretendon se do të ketë rritje ekonomike më të fortë këtë vit sesa Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, pavarësisht sanksioneve nga perëndimi.

Drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieva deklaroi për CNN se perspektiva ekonomike për Rusinë përtej vitit 2023 është “shkatërruese”.

Kur i merrni parashikimet tona për një periudhë afatmesme, ajo që nënkuptojnë është se ekonomia e Rusisë po tkurret me të paktën 7%. Lufta në Ukrainë do sjellë pasoja shkatërrimtare në ekonominë e Rusisë” tha Georgieva.

Në janar, FMN parashikoi që ekonomia e Rusisë do të zgjerohej me 0.3% këtë vit dhe 2.1% vitin e ardhshëm. Kjo ishte shumë më optimiste sesa parashikimet e fundit si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ekonomistët e këtyre grupeve kanë shënuar tkurrje me përkatësisht 3.3% dhe 5.6% në vitin 2023.

Edhe vetë banka qendrore e Rusisë, e cila zgjati kontrollet emergjente të kapitalit për gjashtë muaj të tjerë të hënën, ka thënë se produkti i brendshëm bruto mund të tkurret me 1% këtë vit.

fmn ekonomia ruse