Bota 8 Mars 2023, 21:14

“Lufta është në një fazë kritike”, ministrat e mbrojtjes të BE-së thirrje për më shumë armë për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta është në një fazë kritike”,

Komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm, Thierry Breton i bëri thirrje bllokut për më tepër mbështetje për Ukrainën, teksa shtoi se lufta ndodhet në një moment tepër vendimtarë.

"Është absolutisht e detyrueshme që ne të shkojmë drejt një lloj regjimi të ekonomisë së luftës për sa i përket furnizimit dhe industrisë së mbrojtjes. Ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të furnizuar Ukrainën, veçanërisht me municione”, tha ai në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së në Stokholm

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje udhëheqësve të mbrojtjes të BE-së që të punojnë në një skemë standarde prokurimi në afat të shkurtër dhe të rrisin kapacitetin e mbrojtjes në afat të gjatë.

Në një intervistë të veçantë me CNN të mërkurën, zëdhënësi i Borrell, Peter Stano tha se kryediplomati i BE-së propozon që blloku të shpenzojë 1 miliard dollarë për blerjen e përbashkët të municioneve "të nevojshme thelbësore" për Ukrainën.

"Tani për tani, në këtë pikë të veçantë, municioni është diçka që ukrainasve u nevojitet më shumë," tha Stano.

Ndërkohë që ditën e sotme Ukraina ka bërë thirrje për më shumë municione, teksa ka shprehur nevojnën emergjente për fishekë. 

 

be lufta ukrainë