Bota29 Mars 2023, 16:55

Lufta për Bakhmutin, Zelensky thirrje trupave ukrainase për rezistencë: Nuk mund ta përballojmë humbjen e qytetit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta për Bakhmutin, Zelensky thirrje trupave ukrainase për

Forcat ukrainase ka thënë se kanë zmbrapsur më shumë sulme ruse në qytetin e Bakhmut, teksa presidenti, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Kievi nuk mund ta përballojë humbjen e betejës në këtë qytet në rajonin e Donjeckut.

“Armiku vazhdon sulmet në qytetin e Bakhmutit. Megjithatë, mbrojtësit tanë janë duke e mbajtur me kurajë qytetin, duke zmbrapsur një mori të sulmeve të armikut”, është shprehur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin ditor.

Bakhmuti, bashkë me qytetet tjera Avdivka, Marinka dhe Liman, janë shënjestrat kryesore të Rusisë, sipas ushtrisë ukrainase.

Duke folur për rëndësinë e kontrollit të Bakhmutit, Zelesky ka paralajmëruar se fitorja e Rusisë në atë qytet mund të përdoret nga presidenti rus, Vladimir Putin si kusht në ndonjë marrëveshje eventuale për paqe, çka nënkupton se Ukraina do të duhej të bënte kompromise të dhimbshme.

Putin do t’ia shiste këtë fitore Perëndimit, popullit të tij, Kinës, Iranit”, tha Zelensky në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press.

Komandantët ushtarakë ukrainas kanë thënë se kundërofensiva e tyre mund të ndodhë shpejt, mirëpo ndërkohë dëshirojnë që ta ruajnë edhe kontrollin në Bahmut.

zelensky thirrje ushtarëve bakhmut