Bota29 Mars 2023, 14:52

Putin paralajmëron: Lufta hibride me vendet armiqësore do zgjasë shumë!

Shkruar nga Pamfleti

Putin paralajmëron: Lufta hibride me vendet armiqësore do zgjasë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet mund të kenë "efekt negativ" në ekonominë ruse, ndaj është e nevojshme të "punohet për kërkesën e brendshme". 

Putin, citon RIA Novosti gjithashtu ka thënë se lufta me “vendet armike” të Rusisë do të zgjasë.

Edhe Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse ka konfirmuar  se "lufta hibride e vendeve armiqësore kundër Federatës Ruse" do të zgjasë për një kohë, kështu që rusët duhet "të bashkohen rreth Vladimir Putinit".

Peskov iu shmang pyetjes se kur do të përfundojë lufta e Rusisë kundër Ukrainës, por ai tha se "lufta hibride e vendeve jomiqësore kundër Federatës Ruse" do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Ai tha se është i sigurt se në Federatën Ruse ka një “konsolidim të paprecedentë rreth presidentit, komandantit suprem të përgjithshëm, rreth politikave që ai ndjek”.

Përveç kësaj, ai deklaroi atë besim se të gjitha qëllimet e të ashtuquajturit "operacion special ushtarak" lufta kundër Ukrainës do duhet të arrihen.

 

lufta në ukrainë putin kremlini