
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me liderin kinez, Xi Jinping që sipas tij do të jetë një shtysë për rivendosjen e marrëdhënieve të mria me Pekinin.
“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin Xi Jinping. Unë besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t'i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shkroi Zelensky në “Twitter”, duke mos dhënë detaje se për çfarë u diskutua.
Ndërkohë pas telefonatës me presidentin Xi, Volodymyr Zelenskiy ka emëruar një ambasador të ri në Kinë, Pavlo Riabikin. Sipas Reuters njoftimi është bërë në një dekret të postuar në një faqen e interneti të qeverisë ukrainase.
Ndërkohë televizioni shtetëror kinez ka raportuar më shumë detaje nga telefonata mes presidentëve Xi dhe Zelenskiy. Ku sipas tyre gjatë telefonatës është rënë dakord se "bisedimet dhe negociatat" ishin "rruga e vetme për të dalë" nga lufta. Gjithashtu është rënë dakord që një grup përfaqësuesish specialë nga Kina do të vizitojnë Ukrainën.
Kina që nga nisja e luftë ka kërkuar ta portretizojë veten si një palë neutrale në konfliktin e Ukrainës, pavarësisht lidhjeve të forta me Rusinë dhe mos dënimit të ofensivë së Moskës. Në përpjekje për tu fuqizuar në arenën ndërkombëtare, Kina është munduar të marrë një rol edhe në zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi. Para pak kohësh ajo prezantoi një plan paqeje me 12 pika për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kiev-Moskë, por që u pa me skepticizëm nga Perëndimi./Pamfleti
Lini një Përgjigje