TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 22:46

Lukashenko ndjek rrugën e “Putinit”, burgos liderin e opozitës për fyerje ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Lukashenko ndjek rrugën e “Putinit”, burgos liderin e

Lideri i opozitës bjelloruse është dënuar më 17 vjet burg, pasi akuzohet për formimin e një grupi ekstremist. 58-vjeçari, Valery Tsepkalo, ka qenë një ish-aleat i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Ndërkohë mbi të rëndon dhe akuza e diskretimit të Bjellorusisë, thirrje për marrjen e pushtetit, shpifje dhe fyerje nga presidentit të vendit.

Në vitin 2020, Tsepkalo u largua për në Rusi, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ndaloi atë dhe tetë kandidatë të tjerë të sfidonin Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Më vonë ai u transferua në Ukrainë, Letoni dhe Greqi.

Sipas qendrës bjelloruse të të drejtave të njeriut Viasna, Tsepkalo nuk mundi të mbrohej në gjykatë sepse nuk kishte kontakte me avokatin shtetëror.

Gruaja e tij vazhdoi të mbështesë kandidaturën e Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vendosi të kandidojë kundër Lukashenko në vend të bashkëshortit të saj të burgosur.

lukashenko burgos liderin e opozitës

Lini një Përgjigje