TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 22:15

Publikimi i dokumenteve sekrete për Ukrainën, reagon Kremlini: Tani është e qartë se SHBA dhe NATO janë përfshirë në konflikt

Shkruar nga Pamfleti

Publikimi i dokumenteve sekrete për Ukrainën, reagon Kremlini: Tani

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke komentuar dokumentet ushtarake amerikane që u bënë publike në internet, tha se Moska tashmë është e vetëdijshme se SHBA dhe NATO janë të përfshirë në konfliktin e Ukrainës.

Ne nuk kemi as më të voglin dyshim për përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të SHBA-së dhe NATO-s në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky nivel i përfshirjes po rritet gradualisht. Ne e mbajmë syrin tonë në këtë proces. Sigurisht, kjo e bën të gjithë historinë më të komplikuar, por nuk mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të operacionit special”, tha Peskov.

Peskov nuk adresoi drejtpërdrejt dokumentet që u shfaqën në internet në fillim të kësaj jave, duke pretenduar se ato tregonin vlerësimet e brendshme të SHBA-së për fuqinë e trupave ukrainase. Ai gjithashtu mohoi edhe se Kremlini mund të kishte gisht në nxjerrjen e këtyre informacioneve.

Slajdet e prezantimit të konferencës përfshinin gjithashtu vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse dhe ukrainase, shkallën e zjarrit, dërgesat e pajisjeve në Kiev nga vendet e NATO-s dhe oraret e trajnimit. Disa nga slajde ishin shënuar si "tepër sekret".

Një dokument i veçantë tregoi se SHBA dhe NATO po stërvitnin dhe pajisnin nëntë nga 12 brigadat e reja luftarake të Ukrainës, duke vlerësuar se gjashtë do të ishin gati deri në fund të marsit dhe tre të tjerat deri më 30 prill.

Ndërsa ishte e pamundur të verifikohej autenticiteti i dokumenteve, Pentagoni i tha New York Times të enjten se po hetonte një rrjedhje të mundshme dhe po përpiqej t'i fshinte ato nga interneti.

rusia dokumetet sekrete shba

Lini një Përgjigje