Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shfaq ditën e sotme në mëngjes në shëtitoren “Marine Drive” në Mumbai, duke bërë vrapin e mëngjesit. Fillimisht, kalimtarët nuk e identifikuan presidentin francez. Pasi u përhap informacioni për praninë e tij, disa persona u afruan dhe regjistruan pamje me telefonat e tyre. Videot u shpërndanë në rrjetet sociale.
French President Emmanuel Macron on a morning walk in Mumbai today ....without any special security...
— JosD92 (@JosD92official) February 17, 2026
And one do Taka cricket board ???????? is saying that there is a threat in India to their players ???????? pic.twitter.com/tAKRVlBQD8
Kujtojmë se Macron ndodhet në Indi për një vizitë zyrtare tre-ditore nga 17 deri më 19 shkurt, me fokus pjesëmarrjen në Samitin e Ndikimit të Inteligjencës Artificiale 2026. Para takimit të planifikuar me kryeministrin Narendra Modi, ai shfrytëzoi kohën për stërvitjen e përditshme.
Gjatë vizitës, Macron zhvilloi një takim dypalësh me Modin në Lok Bhavan. Kryeministri indian reagoi në platformën X pas takimit, duke bërë të ditur se presidenti francez kishte vlerësuar qytetin e Mumbai dhe vrapin e mëngjesit gjatë qëndrimit të tij.
It’s a delight to meet my friend, President Macron in Mumbai! He told me he really likes the city and also enjoyed his run earlier in the day! @EmmanuelMacron pic.twitter.com/edPKuLdn0f
— Narendra Modi (@narendramodi) February 17, 2026
Lini një Përgjigje