TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2025, 08:09

Mamdani fitoi zgjedhjet në New York, reagon Trump: Nuk isha unë në listë

Shkruar nga Pamfleti
Mamdani fitoi zgjedhjet në New York, reagon Trump: Nuk isha unë
Donald Trump dhe Zohtan Mamdani

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas fitores së Zohran Mamdani në zgjedhjet federale të New York-ut, duke u bërë i pari kryetar mysliman i kryeqendrës së botës.

Në një postim në Truth, ai u shpreh se republikanët humbën zgjedhjet për faktin që vetë Donald Trump nuk ishte në fletën e votimit.

“Mos-përfshirja e Trump në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet sonte, sipas anketuesve”, shkroi Donald Trump në Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve kyçe në SHBA. 

Pas rezultatit reagoi edhe ish-Presidenti Barack Obama i cili uroi demokratët për fitoren.

“Urime të gjithë kandidatëve demokratë që fituan sonte. Është një kujtesë se kur bashkohemi rreth udhëheqësve të fortë dhe vizionarë që kujdesen për çështjet që kanë rëndësi, ne mund të fitojmë. Ende kemi shumë punë për të bërë, por e ardhmja duket pak më e ndritur”, komentoi Barack Obama mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA në X. 

 

donald trump dhe zohtan mamdani

Lini një Përgjigje