TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 20:07

Marina franceze kap tankerin e dyshimtë në Mesdhe, dyshohet se i përket "flotës së errët" ruse 

Shkruar nga Pamfleti
Marina franceze kap tankerin e dyshimtë në Mesdhe, dyshohet se i
Foto ilustruese

Marina franceze ndaloi dhe inspektoi sot një tanker në Detin Mesdhe, i dyshuar për përfshirje në transport nafte në kundërshtim me sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Anija me emrin “Deyna” u identifikua nga autoritetet detare si subjekt dyshimesh për përdorim të flamurit të rremë. Operacioni u krye në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, ndërsa monitorimi i lëvizjeve të saj ishte bërë më herët.

Sipas verifikimeve fillestare, tankeri lundronte me flamurin e Mozambikut dhe kishte nisur udhëtimin nga porti rus i Murmanskut. Dokumentacioni i gjetur në bord ngriti dyshime për vlefshmërinë e regjistrimit të anijes.

Forcat franceze e devijuan mjetin lundrues drejt një zone ankorimi për kontrolle të mëtejshme. Dosja iu përcoll prokurorit të portit të Marsejës për vlerësim ligjor.

Presidenti Emmanuel Macron e përfshiu anijen në atë që e cilëson si “flotë e errët”, e cila përdoret për të anashkaluar sanksionet dhe për të mbështetur financiarisht aktivitetet ruse në luftë.

Sipas vlerësimeve, Rusia përdor një numër të madh anijesh për të vijuar eksportin e naftës jashtë kuadrit të kufizimeve ndërkombëtare. Franca dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar intensifikim të kontrolleve ndaj kësaj praktike.

Në muajt e fundit, marina franceze ka ndërhyrë edhe në raste të tjera të ngjashme. Në janar u ndalua një tanker tjetër që vinte nga Rusia, i cili më pas u lirua pas pagesës së një gjobe të konsiderueshme. Një inspektim i ngjashëm u krye edhe në shtator në brigjet e Atlantikut.

Ngjarja e fundit shton tensionet lidhur me zbatimin e sanksioneve dhe kontrollin e trafikut detar në rajon.

marina franceze

Lini një Përgjigje