Bota17 Prill 2023, 22:27

Mbi 185 të vdekur dhe 1800 të plagosur në Sudan, SHBA thirrje për armëpushim

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 185 të vdekur dhe 1800 të plagosur në Sudan, SHBA thirrje

Prej 3 ditësh në Sudan ka shpërthyer një luftë mes ushtrisë dhe një grupi paramilitarë i cili kërkon të marrë pushtetin. Kreu i misionit të OKB-së në atë vend, Volker Pertes tha se më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe militantë janë plagosur në tre ditët e fundit në përleshjet midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që po luftojnë për pushtet në Sudan.

“Situata është shumë shqetësuese. Është e vështirë të mendosh se kur mund të rregullohet gjendja. Dy palët ndërluftuese nuk japin përshtypjen se duan një ndërmjetësim për paqen në këtë moment”, tha Pertes, duke theksuar se misionet e ndihmës humanitare në Sudan nuk mund të vazhdojnë në rrethanat aktuale.

Ndërkohë pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

sudan luftë shba