TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 20:48

Sanksionet perëndimore ndaj Moskës drejt dështimit, eksportet e naftës ruse kthehen në nivelet e paraluftës

Shkruar nga Pamfleti

Sanksionet perëndimore ndaj Moskës drejt dështimit, eksportet e

Eksportet e naftës ruse  janë rikthyer në nivelet e para luftës në Ukrainë, pavarësisht numrit të lartë të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor të naftës, tha se eksportet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga Moska u rritën në mars në nivelin më të lartë që nga prilli 2020, duke shkuar në 600,000 fuçi në ditë. Rritja ngriti gjithashtu të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës, në 12.7 miliardë dollarë muajin e kaluar.

Por IEA shtoi gjithashtu se të ardhurat janë ende në rënie me 43% nga një vit më parë, pasi Rusia është e detyruar të shesë fuçitë e saj tek një grup më i kufizuar klientësh që mund të negociojnë zbritje më të mëdha.

Kujtojmë se vendet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj eksporteve të energjisë së Moskës që kur Presidenti, Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. Më e rëndësishmja është ndalimi i importeve ruse të naftës së papërpunuar nga deti  në Bashkimin Evropian dhe ndalimi i produkteve të naftës së rafinuar si dizeli në bllok.

Por Rusia, eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës së papërpunuar, ka gjetur blerës të gatshëm në  Kinë dhe Indi  për të zëvendësuar klientët evropianë, duke anashkaluar kështu sanksionet perëndimore.

sanksionet nafta ruse

Lini një Përgjigje