Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas sekretares së Jashtme britanike, Yvette Cooper, ky vendim vjen për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë.
Teksa ka folur për ‘BBC’ nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Cooper u shpreh se Britania mbështet planin 20-pikësh të Trump për Gazën dhe se vendi i saj dëshiron të luajë një rol në fazën e dytë të procesit të paqes për rajonin.
Megjithatë, teksa u pyet nëse Britania do të bëhej pjesë e “Board of Peace”, Cooper tha se: “Ka shumë punë për t’u bërë. Ne nuk do të jemi nënshkrues sot, sepse bëhet fjalë për një traktat ligjor që ngre çështje më të gjerë dhe gjithashtu kemi shqetësime për përfshirjen e Putinit, që flet për paqe, ndërkohë që nuk kemi parë ende ndonjë shenjë se ai është i përkushtuar ndaj paqes në Ukrainë”.
Lini një Përgjigje