TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2025, 21:22

Mbreti Charles në siklet, pyetet për Princin Andrew dhe Epstein (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbreti Charles në siklet, pyetet për Princin Andrew dhe Epstein

Një vizitë e Mbretit Charles në një katedrale u shoqërua me tensione.

Charles u vu në siklet nga një protestues, i cili e pyeti për marrëdhënien e Princit Andrew me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

Protestuesi e pyeti mbretin se prej sa kohësh e kishte ditur për vëllain e tij dhe Epsteinin, ndërsa e pyeti nëse i kishte kërkuar policisë të “mbulonte” veprimet e Andrew-t.

Protestuesi, i cili mund të dëgjohet qartë në videon e ngjarjes, e pyeti gjithashtu mbretin "nëse deputetët duhet të kenë të drejtë të debatojnë me mbretërit në Dhomën e Komunave?"

Mbreti Çarls nuk reagoi dhe vazhdoi bisedën dhe përshëndetjet e tij normale me turmën, e cila iu përgjigj me brohoritje dhe slogane në favor të tij, të tilla si "Zoti e ruajtë Mbretin".

Një grua nga turma i kërkoi protestueses të “largohej” dhe “të heshtte”.

Lini një Përgjigje