TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2026, 08:42

Me armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë e sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga Pamfleti
Me armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë e
Pamje nga sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë

Prokuroria në Uashington ka publikuar një video që shfaq momentin kur Cole Allen qëllon ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së, gjatë një përpjekjeje për t’iu afruar dhe për të vrarë presidentin Donald Trump në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Pamjet, të regjistruara në hotelin Washington Hilton, ku u zhvillua aktiviteti të shtunën e kaluar, tregojnë autorin 31-vjeçar teksa shkel masat e sigurisë dhe lëviz me armë në dorë nëpër korridoret e hotelit.

Videoja përfshin gjithashtu edhe fragmente të regjistruara një ditë para ngjarjes, ku Allen shihet duke lëvizur brenda ambienteve të hotelit.

Në një prej momenteve, ai depërton përmes një pike kontrolli sigurie dhe qëllon një agjent të Shërbimit Sekret që ndodhej në anën e djathtë të tij. Agjenti i plagosur kundërpërgjigjet me armë, por më pas bie në tokë pasi u godit në gjoks, duke shpëtuar falë jelekut antiplumb.

Forca të tjera sigurie reagojnë menjëherë duke hapur zjarr ndaj autorit, i cili vijon të vrapojë drejt sallës së pritjeve, ku ndodheshin presidenti Trump, bashkëshortja e tij, zëvendëspresidenti Vance dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas Fox, prokurorët kishin planifikuar të paraqisnin videon gjatë seancës për masën e sigurisë të enjten në mëngjes, me qëllim për të provuar se Allen përbën rrezik për komunitetin. Megjithatë, mbrojtja ndryshoi qasje dhe pranoi paraburgimin e tij.

Cole Allen përballet me tre akuza federale: tentativë për vrasjen e presidentit, transportim të një arme zjarri përtej kufijve shtetërorë dhe përdorim të armës gjatë një akti kriminal. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Me armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë eMe armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë eMe armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë eMe armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë eMe armë në duar dhe duke vrapuar, publikohet video e plotë e

arme ne duar sulm ne shtepine e bardhe video e plote

Lini një Përgjigje