Bota25 Janar 2024, 13:22

Media amerikane: Si Michelle Obama po përgatit në fshehtësi kandidaturën e saj për presidente

Shkruar nga Pamfleti
Media amerikane: Si Michelle Obama po përgatit në fshehtësi
Joe Biden, Michelle Obama dhe Barack Obama

Por ndryshe nga Republikanët, Obama po kërkon në heshtje që Biden të largohet, kjo taktikë e tij ka filluar prej disa muajsh. Asnjë gojë nuk flet për këtë, por ata e dinë...

Biden nuk mundet të debatojë. Ai nuk mund të lexojë as një tekst para tij pa ngatërruar fjalët. Pra erdhi koha që ai të harrohet, ashtu si shumica kanë bërë deri më tani.

Dhe erdhi koha për të rikthyer Obamën, por jo Barack por Michelle.

Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë zëra në Amerikë nëse ajo do të rikthehej ose jo, por çfarë ishin dikur vetëm zëra, tashmë është kthyer në një zhurmë.

Planet për kandidaturën e Michelle janë duke u orkestruar nga vetë Barack Obama.

Michelle tashmë e ka shprehur “frikën” e saj të madhe, e cila është fitorja e Trump. Asgjë nuk është e rastësishme por është programuar për një kohë të gjatë. Madje Michelle i ka dërguar anketa edhe disa prej donatorëve kryesor të demokratëve sesi ata ndihen për kandidaturën e saj.

Por ndryshe nga Republikanët, Obama po kërkon në heshtje që Biden të largohet, kjo taktikë e tij ka filluar prej disa muajsh. Asnjë gojë nuk flet për këtë, por ata e dinë.

Disa muaj më parë, në verën e 2022, Michelle ishte në New York ku u takua dhe me disa nga liderët e bizneseve më kryesore në SHBA, kur ajo u ngjit në podium bëri një deklaratë që habiti shumë (ose tashmë pritej) por u bisedua nga pak: Unë do të kandidoj dhe po kërkoj mbështetjen tuaj.

Familja Obama tashmë po detyron “të ngadaltin” Joe të largohet me nxitim. Ata po e braktisin. Dhe lind pyetja a është dikush që po e mbështet atë?

Një dështim tjetër nga Joe ofron probabilitet që Michelle të kandidojë. Obama ka nisur negociatat tashmë për këtë.

Demokratët i frikësohen rezultatit të një tjetër sondazhi gjë që mund të dalë negativ për Biden, por do të jetë më keq nëse është në favor të Trump.

Deklaratat e Obamës nuk janë të rastësishme. Fanatikët e demokratëve mund ta shqyrtojnë si mundësi kandidaturën e saj, por jo gjithmonë kjo shkon mirë për zonjat që kandidojnë. /Përshtati “Pamfleti” nga “NY Post”

 

michelle obama barack obama zgjedhjet në shba joe biden