Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev ka provokuar europianët, ku tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë mundësisë së pushtimit të Groenlandës nga SHBA-të.
Në një koment shumë ironik, ish-presidenti rus theksoi se mosveprimi i europianëve “do të jetë një precedent i madh për Europën”.
Ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme.
“Gjeli gal”, shkruan Medvedev.
"Nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Oh, dhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? A do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? Jo, sigurisht. Ata thjesht do të frikësohen… dhe do ta dorëzojnë Grenlandën. Dhe ky do të jetë një precedent i madh europian”,tha Medvedev.
Lini një Përgjigje