Ministrat e Jashtëm të G7-ës, përfshirë Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Iran.
Ministrat theksuan se ishin "thellësisht të shqetësuar nga zhvillimet rreth protestave të vazhdueshme".
Ata shtuan se “kundërshtojnë fuqimisht intensifikimin e represionit brutal të autoriteteve iraniane” dhe ishin gjithashtu “thellësisht të alarmuar” nga raportet për rritje të vdekjeve dhe lëndimeve.
Autoriteteve iraniane u kërkohet të "ushtrojnë vetëpërmbajtje të plotë, të përmbahen nga dhuna dhe të mbështesin të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të qytetarëve të Iranit".
"Anëtarët e G7 mbeten të përgatitur të vendosin masa shtesë kufizuese nëse Irani vazhdon të shtypë protestat dhe mospajtimet në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut", thuhet në deklaratë.
Lini një Përgjigje