TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 20:22

E ardhmja e Groenlandës, Danimarka i cakton SHBA vijat e kuqe; s’ka ‘tym të bardhë’ nga takimi i Uashingtonit

Shkruar nga Pamfleti
E ardhmja e Groenlandës, Danimarka i cakton SHBA vijat e kuqe; s’ka
Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes zv.Presidentit JD Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, në njërën anë, dhe ministrave të Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, në anën tjetër, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për të ardhmen e ishullit më të madh, që kërkohet me ngulm nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një konferencë për mediat, nga ambasada e Danimarkës në Uashington, ministrat e Jashtëm të dy vendeve, danezi Lars Løkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt (Groenlanda) pohuan se nuk kanë arritur të bindin SHBA-në për të ndryshuar qëndrim për Groenlandën.

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen tha se ata duan të bashkëpunojnë me SHBA-në, por kjo duhet të respektojë vijat e kuqe që kanë përcaktuar Groenlanda dhe Danimarka.

“Mund të bashkëpunojmë pa qenë të zotëruar nga SHBA-të”, tha ministrja e Jashtme e Groenlandës.

Vivian Motzfeldt, u tha gazetarëve se është e mundur të forcohet bashkëpunimi me SHBA-në, por kjo nuk do të thotë që Groenlanda dëshiron të jetë në pronësi të SHBA-së.

Ne kemi treguar se ku janë kufijtë tanë, shtoi ajo, duke thënë se është në interesin e të gjithëve të "gjejmë rrugën e duhur".

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen tha se takimi ishte konstruktiv dhe i përqendruar në siguri.

“Nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm nga Kina apo Rusia që vendi i tij nuk mund ta përballojë”, shtoi ai.

Në vijim ai pohoi se 'ende kemi një mosmarrëveshje themelore'.

“Ne erdhëm në SHBA pas një numri "komentesh të jashtëzakonshme" në lidhje me Groenlandën. Ne jemi të etur të punojmë me SHBA-në, qëllimi ynë ishte të gjenim një mirëkuptim të përbashkët.

Patëm një "diskutim të sinqertë, por edhe konstruktiv" me zyrtarët amerikanë. Perspektivat tona vazhdojnë të ndryshojnë dhe ende kemi një mosmarrëveshje themelore.

Danimarka beson se siguria afatgjatë e Grenlandës është brenda kornizës aktuale. Idetë që nuk respektojnë integritetin territorial të Grenlandës janë krejtësisht të papranueshme.

Ne do të vazhdojmë të flasim dhe kemi rënë dakord të formojmë një grup pune të nivelit të lartë i cili do të takohet brenda disa javësh”, thanë ministrat e Jashtëm

groenlanda shba takimi

Lini një Përgjigje