TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2026, 20:08

Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Qipros, dyshohet se i përket oligarkut rus të zhdukur më 7 janar

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Qipros, dyshohet se i
Vladislav Baumgartner

Gjendet kufoma e një burri me identitet të panjohur në një nga plazhet e Qipros.  Sipas raportit, trupi mund të lidhet me zhdukjen misterioze të biznesmenit 56-vjeçar rus, Vladislav Baumgartner.

Ish-drejtori ekzekutiv I gjigantit rus të plehrave “Uralkali”  rezulton i zhdukur që nga 7 janari.

Siç thuhet në raport, trupi është në një fazë të avancuar dekompozimi, gjë që aktualisht e bën të pamundur identifikimin e tij të menjëhershëm.

Për momentin, Policia nuk ka konfirmuar nëse trupi i përket biznesmenit Baumgartner.

Kujtohet se hetimet u përqendruan në zonën më të gjerë të Pissourit dhe në veçanti në Kavo Aspro, ku telefoni celular i burrit të zhdukur transmetoi një sinjal për herë të fundit.

Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, deri më tani nuk është përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me shkakun e vdekjes.

Baumgartner bëri bujë ndërkombëtare në vitin 2013 kur u arrestua në aeroportin e Minskut, në Bjellorusi dhe u mbajt në një qendër paraburgimi.

Arrestimi i tij ishte kulmi i një konflikti midis Moskës dhe qeverisë bjelloruse mbi “kartelin” e potasit (hidroksid kaliumi), pas vendimit të Uralkali për të ndërprerë lidhjet me kompaninë shtetërore Belaruskali.

Baumgartner u akuzua më pas për shpërdorim pushteti dhe u ekstradua në Moskë në nëntor 2013, ku u vu në arrest shtëpiak përpara se të shkarkohej nga detyrat e tij në Uralkali.

Edhe pse akuzat kundër tij u rrëzuan përfundimisht në vitin 2015, çështja u pa në atë kohë si një situatë ‘pengu politik’, në kontekstin e marrëdhënieve Putin-Lukashenko.

vladislav baumgartner

Lini një Përgjigje