
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, priti sot në Shtëpinë e Bardhë pemën e Krishtlindjeve.
Pema, e cila vinte nga Fermat e Pemëve Korson në Michigan, u transportua në një karrocë të gjelbër të tërhequr nga tre kuaj dhe të drejtuar nga tre burra me kapele cilindrike.
"Është një pemë e bukur", tha Zonja e Parë ndërsa ecte rreth karrocës dhe bënte fotografi.
E veshur me një pallto ngjyrë kremi dhe doreza të kuqe të errëta, ajo shtrëngoi duart me një nga kalorësit dhe një grua që qëndronte pranë dy kuajve.




Lini një Përgjigje