TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Nëntor 2025, 13:45

Merz bisedë telefonike me Zelenskyn: Ndalo udhëtimet e të rinjve ukrainas në Gjermani! 

Shkruar nga Pamfleti
Merz bisedë telefonike me Zelenskyn: Ndalo udhëtimet e të rinjve
Voloodymyr Zelensky dhe Friederich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i ka kërkuar që të ndalojë udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë.

Në shtator, vendet e Bashkimit Evropian regjistruan 79,205 refugjatë ukrainas, numri më i lartë mujor që nga gushti i vitit 2023, sipas Eurostat.

Agjencia e BE-së ia atribuoi këtë vendimit të marrë në gusht për t’u lejuar burrave të moshës 18 deri në 22 vjeç të drejtën për të kaluar kufirin lirisht.

Më shumë se 1.2 milion refugjatë ukrainas – 28.3% e totalit të BE-së – aktualisht janë të strehuar në Gjermani, tha agjencia

friederich merz gjermania ukraina

Lini një Përgjigje