Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se “helmi më i madh” për ekonomitë e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara është pasiguria e vazhdueshme lidhur me tarifat tregtare dhe theksoi se kjo situatë duhet të marrë fund.
Në një prononcim për transmetuesit gjermanë, Merz tha se pret që presioni mbi kompanitë gjermane të zbutet pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila kufizoi mënyrën se si administrata amerikane ka vendosur tarifat.
Ai njoftoi se do të koordinohet ngushtë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët përpara vizitës së tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Merz, vendimi i Gjykatës Supreme duket se lë në fuqi tarifat sektoriale, si ato mbi çelikun, aluminin dhe automjetet, çka do të thotë se disa masa tregtare mbeten ende aktive.
Lini një Përgjigje