TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2026, 18:39

“E pakonceptueshme”/ Çfarë dinë truprojat e ish-princit Andrew?

Shkruar nga Pamfleti
“E pakonceptueshme”/ Çfarë dinë truprojat e
Ish-princi Andrew

Ish-kreu i mbrojtjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, Dai Davies, deklaroi për Sky News se oficerët e sigurisë që shoqëronin Andrew Mountbatten-Windsor ka të ngjarë të kenë informacione mbi sjellje të mundshme të pahijshme.

Andrew u arrestua të enjten nga Policia e Luginës së Thames nën dyshimin për abuzim me detyrën publike, pas akuzave se i kishte dërguar dokumente konfidenciale qeveritare Jeffrey Epstein-it, në kohën kur ky i fundit shërbente si i dërguar tregtar.

Në një hetim të veçantë, Policia Metropolitane njoftoi se po identifikon dhe po kontakton ish-oficerë dhe oficerë në detyrë që mund të kenë punuar ngushtë me ish-princin.

Po ashtu, autoritetet britanike po vlerësojnë, në bashkëpunim me homologët amerikanë, nëse aeroportet e Londrës mund të jenë përdorur për të lehtësuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.

Andrew ka mohuar çdo shkelje në lidhje me raportet për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein, i dënuar për vepra seksuale. Ai është arrestuar vetëm mbi bazën e dyshimit për sjellje të keqe në detyrën publike.

“Kudo që shkonte ai, kishte një ekip oficerësh mbrojtjeje dhe ata ishin me të zakonisht 24 orë në ditë,” tha Davies për Sky News. Ai sqaroi se oficerët nuk qëndronin në dhomën e gjumit, por ishin pranë për të reaguar në rast incidenti.

Davies shtoi se shumë prej oficerëve e kishin shoqëruar Andrew për vite me radhë dhe kishin udhëtuar me të në pronat e Epstein në Shtetet e Bashkuara, Ishujt Virgjër, Nju Meksiko dhe Florida.

“Është e pakonceptueshme për mua, me keqardhje e them, që askush nuk pa asgjë,” deklaroi ai.

Megjithatë, ish-kreu i mbrojtjes mbretërore theksoi se hetimi nuk duhet të përqendrohet vetëm te oficerët e sigurisë. Sipas tij, pjesë e verifikimeve duhet të jenë edhe sekretarët privatë dhe këshilltarët që punonin me Mbretëreshën e ndjerë dhe me Mbretin.

“Ka kaq shumë persona të emëruar, saqë duhet të jenë pjesë e një hetimi tani,” u shpreh ai.

Sa i përket reagimit të Pallatit Mbretëror, përfshirë heqjen e titujve mbretërorë për Andrew, Davies vlerësoi se masat erdhën me vonesë. Ai shtroi pyetje nëse është zhvilluar ndonjë hetim i brendshëm dhe kush e ka drejtuar atë.

“Për fat të keq, ka pyetje të mëdha për Pallatin,” tha ai për Sky News.

ish-princi andrew

Lini një Përgjigje