Bota 5 Dhjetor 2023, 22:50

Nga Serbia, në Bullgari e Turqi, ministri maqedonas tregon rrugën që ndoqi vrasësi i 14-vjeçares gjatë arratisjes

Shkruar nga Pamfleti

Nga Serbia, në Bullgari e Turqi, ministri maqedonas tregon rrugën

Ministri i Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, konfirmoi se është arrestuar në Turqi, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares, Ljupço Palevski – Pallço.

Ai tha se tani i takon drejtësisë të bëjë ekstradimin e tij.  

Planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutori i këtyre veprave është arrestuar në Turqi. Kjo ishte edhe hallka e fundit e këtij zinxhiri. Me këtë përfundoi e gjitha sa i përket MPB-së… Ju e dini se dje pasdite me kërkesë të MPB-së u shpall fletarrestim ndërkombëtarë për personin L.P. me urdhër të prokurorisë, bëhet fjalë për fletarrestim që u bë publik në gjithë botën… Falënderim dua të dërgoj deri tek Turqia mike, Serbia, Bullgaria dhe tek ministrat e brendshëm të këtyre shteteve. Por edhe kolegëve të Kroacisë e cila me vetiniciativë ka kryer kontroll në territorin e saj… E jona përfundoi, ndërsa procedura e ekstradimit vazhdon në Ministrinë e Drejtësisë derisa personi të kthehet në vendin tonë dhe të del para organeve të drejtësisë”, deklaroi Spasovski në konferencë.

Spasovski tregoi edhe rrugën që ndoqi Palçovskit, i cili fillimisht ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundi ku edhe u arrestua në Turqi.

Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me veturën Shkoda Super B është dërguar në Serbi, atje është vendosur në një hotel, nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një veturë furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir. Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.