Bota 5 Dhjetor 2023, 20:40

Nga çfarë frikësohet Putin? Iu qëndron 70 metra larg ambasadorëve të Perëndimit

Shkruar nga Pamfleti

Nga çfarë frikësohet Putin? Iu qëndron 70 metra larg

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të qëndronte 70 metra larg ambasadorit të ri të Britanisë në Moskë, në një ceremoni diplomatike që u zhvillua një ditë më parë në Kremlin.

Në skena që i ngjanin kulmit të pandemisë Covid, Putini këmbënguli të mbante një distancë të madhe midis tij dhe diplomatëve të tjerë duke u justifikuar me “arsyet sanitare”, ku ai pranoi kredencialet e disa ambasadorëve të rinj në Rusi.

Në një fjalim, Putini dukej se i shtrinte Britanisë një degë ulliri, duke bërë thirrje për 'ndryshim për mirë' në marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës, një kthesë e dukshme duke pasur parasysh se shumë politikanë rusë dhe njerëz të medias kanë bërë thirrje që armët bërthamore të Moskës të synojnë Londrën.

Ambasadorët u larguan pas fjalimit pasi Putin ia bëri të qartë se nuk do t’i përshëndeste personalisht.

Ai fajësoi "arsyet sanitare" për distancën, pavarësisht se u pa duke u takuar me njerëz të ndryshëm ditët e fundit dhe duke përqafuar fëmijët vetëm disa orë më parë.

"Fatkeqësisht, për arsye sanitare, ne nuk mund të flasim më shumë dhe të takohemi. Shpresoj se do të vijnë kohë më të mira, jo vetëm në politikë, por edhe në shëndetësi dhe do t’ia dalim”, tha Putin.

Nga çfarë frikësohet Putin? Iu qëndron 70 metra larg

Nga çfarë frikësohet Putin? Iu qëndron 70 metra larg

vladimir putin rusi ambasadorë perëndim