Bota 5 Dhjetor 2023, 22:27

Biden akuza Hamasit: Po përdhunon gratë dhe më pas po i vret!

Shkruar nga Pamfleti

Biden akuza Hamasit: Po përdhunon gratë dhe më pas po i vret!

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve në Boston, deklaroi se bota duhet të dënojë dhunën seksuale të kryer nga terroristët e Hamasit. Lideri amerikan foli rreth dëshmive të reja të përdhunimit dhe gjymtimit të grave izraelite në dhe pas 7 tetorit.

“Ka raportime për gra të përdhunuara – në mënyrë të përsëritur dhe trupat e tyre të gjymtuara derisa ishin ende gjallë – që terroristët e Hamasit iu shkaktuan dhe më pas i vrasin ato. Është e tmerrshme. Bota nuk duhet t’i mbyll sytë para asaj që po ndodh. Na takon të gjithëve – qeverisë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe bizneseve – të dënojmë me forcë dhunën seksuale të terroristëve të Hamasit, pa përjashtim”, tha ai.

Ai thotë se Hamasi shkeli një armëpushim duke refuzuar të lirojë gratë civile midis 20 dhe 39 vjeç, raporton thetimesofisrael.

Këto gra dhe të gjithë që ende mbahen peng nga Hamasi duhet të kthehen tek familjet e tyre. Ne nuk do të ndalemi – nuk do të ndalemi derisa të sjellim secilin prej tyre në shtëpi dhe do të jetë një proces i gjatë”, deklaroi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

biden hamasi