Bota12 Prill 2023, 14:09

Ministri ukrainas krahason Rusinë me ISIS: Ata duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Shkruar nga Pamfleti
Ministri ukrainas krahason Rusinë me ISIS: Ata duhet të mbajë
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e ka krahasuar Rusinë me Shtetin Islamik pas videos së prerjes së kokës së ushtarëve ukrainas të robëruar. Ministri ukrainas thotë se është absurde fakti që Rusia, me krimet e rënda që po kryen, të vazhdojë dhe të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Një video e tmerrshme e trupave ruse duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas po qarkullon në internet. Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se Shteti Islamik, të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha ai, duke iu referuar presidencës së rradhës të marrë nga Moska.

“Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe nga bashkimi dhe mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre”, tha Kuleba.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kievi dhe aleatët e tij vazhdojnë të merren me rrjedhjen e dokumenteve tepër sekrete amerikane të zbuluara në mediat sociale dhe që do ta kishin çuar Presidentin  Volodymyr Zelensky të ndryshonte pjesërisht planet e tij.

Bombat ruse kanë rënë në rajonin Kherson. Por në Bakhmut është sheshbeteja, ukrainasit duhet të jenë gati.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, rusët kanë vazhduar të përparojnë në 24 orët e fundit, megjithëse me kosto shumë të larta njerëzore.

ukrainë rusi isis