TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 17:08

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin rrugët, mbyllen institucionet dhe dyqanet (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin

Kërcënimi nga ana e grupit mercenar Wagner ka futur Moskën dhe rajonet përreth në “shtet rrethim”. Masat anti-terroriste janë futur në rajonet që shtrihen midis Moskës dhe atyre nga ku rebelët Wagner po përparojnë.

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin

Në rajonin e Tambovit, që është ngjitur me rajonin e Lipetsk, ku forcat Wagner sapo kanë hyrë, janë anuluar të gjitha eventet dhe lëvizjet. Qytetarëve ju është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nga banesat e tyre. Ktë urdhëra janë aplikuar në të gjitha rajonet përreth kryeqytetit.

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin

Ndërkohë në kryeqytet është ndaluar lëvizja në lumin e Moskë. Oficerët e policisë me jelek antiplumb dhe me automatikë kanë ngritur postbllok në autostradën kryesore që lidh Moskën me Voronezhin dhe Rostov-on-Don. Kamionë me rërë kanë bllokuar hyrjen e qytetit dhe barrikada janë ngritur për të parandaluar hyrjen e mercenarëve të Wagner në qytet.

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin

Në kryeqytetin rus janë pozicionuar postbllokët e mitralozëve si dhe mjetët e blinduara janë filmuar në rrugët e qytetit. Të gjitha pamjet që vijnë nga kryeqyteti rus japin pamje se do të kemi një përplasje të armatosur. Gjithashtu posterat e rekrutimit të grupit mercenar Wagner janë grisur nga rrugët në kryeqytet.

Moska gati për luftë/ Mitralozët, autoblindat dhe tanket mbushin

Ndërkohë BBC raporton se Kremlini ka urdhëruar evakuime e ndërtesave publike dhe qendrave tregtare në të gjithë Moskën. Frika ka pushtuar kryeqytetin rus i cili brenda pak orësh mund të përfshihet në një përplasje që mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve. Gjithmonë nëse grupi Wagner nuk tërhiqet dhe arrin deri në hyrje të Moskës.

Masa nuk po merren vetëm nga Rusia edhe vendet kufitare me Rusinë kanë nisur të mbyllin kufirin për të shmangur çfarë do lloj trazire apo incidenti të mundshëm. Letonia ishte e para që njoftoi se  ka mbyllur kufijtë e saj për rusët në mes të një rebelimi të armatosur kundër regjimit të presidentit Putin.

Presidenti i zgjedhur i Letonisë tha të shtunën se shteti baltik kishte forcuar sigurinë e tij kufitare në përgjigje të rebelimit në Rusi dhe nuk do të pranonte rusët.

"Letonia po ndjek nga afër situatën në zhvillim në Rusi... Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja kufitare nga rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh", tha Edgars Rinkevics në Twitter./Pamfleti 

moska wagner

Lini një Përgjigje