TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2025, 21:59

Moska i përgjigjet Trumpit: Ne nuk jemi Irani e Izraeli, çdo ultimatum po na shtyn drejt luftës së madhe

Shkruar nga Pamfleti
Moska i përgjigjet Trumpit: Ne nuk jemi Irani e Izraeli, çdo
Medvedev dhe Putin

Moska reagon pas afatit 10-12 ditor që Trump la për paqen në Ukrainë...

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka sulmuar drejtpërdrejt presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e akuzuar për “lojëra të rrezikshme” me Rusinë.

Ky reagim vjen pas deklaratave të fundit të Trump, i cili i dha Moskës një afat të ri prej 10–12 ditësh për të arritur një marrëveshje paqeje mbi konfliktin në Ukrainë, duke paralajmëruar edhe sanksione të reja në rast dështimi.

Medvedev e kritikoi ashpër stilin e Trumpit për të lëshuar ultimatum pas ultimatum-i, duke e paralajmëruar se kjo retorikë nuk është vetëm kërcënim për Moskën, por rrezik potencial për vetë SHBA-në.

Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10. Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në "X".

Në fund të postimit të tij, ish-presidenti rus dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit përdori edhe një ton ironik, duke iu referuar ish-presidentit amerikan Joe Biden si “sleeping Joe” (Joe që fle):

Mos ndiq rrugën e sleeping Joe”, përfundoi Medvedev me një notë sarkazme.

Ky reagim nënvizon tensionin e rritur mes Moskës dhe Uashingtonit në prag të afatit të ri të vendosur nga Trump dhe tregon se retorika e ultimatumeve po shihet nga Kremlini si një provokim i drejtpërdrejtë.

 

Lini një Përgjigje