
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar hedhjen nga ajri të ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se këto metoda mund të përfundojnë duke vrarë njerëzit e uritur që synojnë të ndihmojnë.
Në fundjavë, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli kryen për herë të parë pas disa muajsh hedhje ndihmash me parashutë mbi territorin palestinez, në një kohë kur sipas burimeve, një e treta e popullsisë nuk ka konsumuar ushqim për ditë të tëra.
Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), u shpreh se kjo metodë “nuk do ta ndalojë urinë që po përkeqësohet çdo ditë” dhe madje mund të sjellë pasoja tragjike:
“Janë të shtrenjta, joefikase dhe mund të vrasin civilë të uritur”, shkroi ai në një reagim në platformën X.
Pse airdrop-et janë të rrezikshme?
Sipas ekspertëve të ndihmave humanitare, hedhja e pakove me parashutë përdoret vetëm si një mjet i fundit, kur rruget tokësore dhe detare janë të bllokuara. Por kjo metodë është e ngarkuar me probleme:
-Paketat mund të bien mbi njerëz dhe të shkaktojnë viktima.
-Sasia e ndihmave është minimale: një avion sjell sa një kamion, ndërkohë që Gaza ka nevojë për rreth 500 kamionë ndihma çdo ditë.
-Një pjesë e ndihmave përfundon në tregun e zi, pasi grabitet nga grupe të armatosura.
Ekspertja e Sky News në Jordani, Sally Lockwood, thotë se ndihmat që kanë rënë deri tani nuk po arrijnë tek më të rrezikuarit. “Është një përpjekje për të dhënë diçka, por shumë e kufizuar, shpesh e perceptuar si një akt dëshpërimi”, shtoi ajo.

Pse ndodhin tani?
Izraeli kishte ndaluar furnizimet për Gazën në fillim të marsit dhe i rihapi disa pika ndihmash në maj, por me kufizime të forta për të shmangur, sipas tij, keqpërdorimin e ndihmave nga militantët e Hamasit. Aktualisht, vetëm tre pika kufitare (Kerem Shalom në jug, Crossing 147 në qendër dhe Erez në veri) janë nën kontrollin e plotë të Izraelit.
Lini një Përgjigje