
NATO ka nisur një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, në Evropën veriore, që pritet të zgjasë rreth dy javë, ku marrin pjesë mbi 20 mijë trupa nga 14 vende.
Menjëherë pas kësaj, presidenti Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë, referuar stërvitjeve ushtarake nga NATO.
“Rusia ka më shumë miq në botë sesa armiq”, tha Putin në një takim me kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobyanin.
Kryebashkiaku i Moskës tha se situata në kryeqytet është e mirë dhe rezultatet e vitit 2023 në Moskë janë “një nga më të mirat në historinë moderne”.
Udhëheqësi rus tha se kërcënimet që ata po përpiqen të krijojnë në Rusi në fund të fundit nuk janë boshe, dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh, si në nivel federal ashtu edhe në atë rajonal.
Lini një Përgjigje