
Mjekja e cila asistoi në lindjen e të dashurës së Putinit ka ndërruar jetë.
Mjekja zvicerane me origjinë ruse vdiq katër ditë para se të zbulohej këtë javë se ishte mjekja që ndihmoi në lindjen e 'fëmijëve të fshehtë' të Putinit.
Dr Natalia Thiebaud Kondratieva, 63 vjeç, u emërua si kreu i ekipit mjekësor që mori pjesë në lindjen e fëmijëve të Putinit me gjimnasten Alina Kabaeva, 39 vjeçe.
Ajo vdiq në Zvicër më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, por mësohet se ajo kishte qenë nën kujdesin e specialistëve të kancerit. Por e çuditshmja është se një ditë më parë ajo kishte pësuar djegie të shkallës së rëndë.
Të martën u zbulua se ajo ishte mjekja obstetër asistoi Kabaevan për lindjen e të paktën dy fëmijëve të Putinit në 2015 dhe 2019.
Një fotografi në Sheshin e Kuq e datës 9 maj 2019 tregon Thiebaud me dy mjekë të tjerë zviceranë që fluturuan në Rusi për të ndihmuar në lindjen e fëmijës së Kabaeva.

Lini një Përgjigje