TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2023, 14:36

Zelensky-presidentes së PE: Filloni negociatat e anëtarësimit këtë vit!

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky-presidentes së PE: Filloni negociatat e anëtarësimit

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka zhvilluar një vizitë në Kiev, ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Metsola nënvizoi se e ardhmja e Ukrainës është si anëtare e Bashkimit Europian dhe BE-ja do ta shoqërojë vendin gjatë gjithë këtij procesi.

"E ardhmja e Ukrainës është si anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do të ecim deri në fund me ju", ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në Twitter.

Zelensky kërkoi që negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE që këtë vit

Ukraina synon të përfundojë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE këtë vit”, konfirmoi Presidenti Zelensky gjatë takimit me Metsola.

 

 

zelensky. roberta metsola be

Lini një Përgjigje