
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për “qëndrimin krah për krah me ne” në përballjen e Izraelit me Iranin.
Në një mesazh video të shpërndarë nga zyra e tij, Netanyahu shprehu mirënjohje për “mbështetjen që SHBA po na jep për të mbrojtur qiellin e Izraelit”.
Ai bëri të ditur se ka komunikuar rregullisht me Trump-in, përfshirë edhe një “bisedë shumë të përzemërt” që kanë zhvilluar natën e kaluar.
“Dua të falënderoj presidentin Trump për mbështetjen,” tha Netanyahu, duke theksuar se Izraeli është duke “goditur rëndë regjimin e ajatollahëve”, përmes sulmeve ndaj objekteve bërthamore, raketave dhe “simbolikës së fuqisë” së Iranit.
Ndërkohë, presidenti Trump ka refuzuar të bëjë të ditur nëse ka marrë një vendim për ndërhyrje ushtarake të SHBA-ve ndaj Iranit.
Lini një Përgjigje