Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një tjetër mesazh në rrjetin social X, drejtuar drejtpërdrejt popullit iranian, ku i bën thirrje të veprojë për të rrëzuar regjimin e ajatollahëve dhe për të fituar lirinë.
Në postimin e tij, Netanyahu thekson se ajatollahu nuk është më, duke shtuar se populli iranian nuk dëshiron që vendi të drejtohet nga një tjetër tirani. Sipas tij, qytetarët duhet të ndërmarrin veprime për të ndryshuar situatën politike në vend.
“Ajatollahu nuk është më dhe e di që ju nuk doni që ai të zëvendësohet me një tiran tjetër. Prandaj duhet të veproni. Ne po krijojmë kushtet që ju ta bëni këtë”, shkruan ai.
Kryeministri izraelit shton gjithashtu se respekton sovranitetin e popullit iranian, ndërsa thekson se SHBA dhe Izraeli synojnë të rrëzojnë drejtuesit aktualë të vendit.
“Në ditët në vijim do të krijojmë kushtet që ju të kuptoni fatin tuaj”, shkruan Netanyahu, duke shtuar më tej se: “Kur të vijë koha e duhur, dhe ajo kohë po afron me shpejtësi, ne do t’jua kalojmë pishtarin juve”.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri izraelit u drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve iranianë. Një mesazh i ngjashëm u publikua edhe më 8 mars, duke treguar se këto janë thirrje të përsëritura të Netanyahut ndaj popullit iranian për ndryshim të regjimit në Teheran.
Ah pusht! Duhet te ishe pas hekurave o plehre, se ke bere genocid.
Pse ta rrezojne.?Kane venin e vet.Po keshtu ata me çallma luten cdo dite 3 here qe te rrezojne ty. Cdi popull ka qeverine qe meriton!