TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 22:24

Nga anëtarësimi në BE i Ukrainës te ushtria shumëkombëshe, çfarë u arrit sot në Berlin

Shkruar nga Pamfleti

Nga anëtarësimi në BE i Ukrainës te ushtria

Konkretisht, ata u zotuan për 6 pika kryesore...

Amerikanët dhe evropianë gjatë takmit të sotëm në Berlin ranë dakord për Garanci të forta sigurie dhe masa për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike për Ukrainën, si pjesë e marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës.

Ndër të tjera, ata ranë dakord të vendosin një "forcë shumëkombëshe" në Ukrainë me forca nga "koalicioni i të vullnetshmëve" dhe një mekanizëm monitorimi të armëpushimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të përbashkët, të bashkëfirmosur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, presidenti finlandez Alexander Stubb, homologu i tij francez Emmanuel Macron, kryeministrat e Italisë Giorgia Meloni, Holandës Dick Soof, Norvegjisë Jonas Gaard Storte, Polonisë Donald Tusk, Suedisë Ulf Kristersson, Britanisë Keir Starmer dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, mirëpritën progresin e rëndësishëm që është arritur nga Presidenti Trump për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë". 

Të njëjtët udhëheqës mirëpritën gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis ekipeve të Presidentëve Zelensky dhe Trump, si dhe evropianëve, në ditët dhe javët e fundit, ndërsa ranë dakord të punojnë së bashku për të arritur një paqe të qëndrueshme që ruan sovranitetin e Ukrainës dhe sigurinë evropiane dhe vlerësuan konvergjencën e fortë që ekziston midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Evropës.

Në këtë kontekst, ata u zotuan të punojnë së bashku për të ofruar garanci të forta sigurie dhe masa për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike për Ukrainën, si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.

Konkretisht, ata u zotuan për 6 pika kryesore:

1-Ofrimi i mbështetjes së qëndrueshme dhe domethënëse për Ukrainën në ndërtimin e forcave të saj të armatosura, të cilat duhet të mbeten në 800,000 në kohë paqeje, në mënyrë që ato të jenë në gjendje të parandalojnë konfliktet dhe të mbrojnë territorin e Ukrainës.

2-Një “forcë shumëkombëshe evropiane në Ukrainë”, e përbërë nga kontribute nga kombe të gatshme, brenda kuadrit të Aleancës së të Gatshmëve, e mbështetur nga SHBA-ja. Qëllimi i saj do të ishte të ndihmonte në “rigjenerimin” e forcave ushtarake të Ukrainës, të siguronte hapsirën ajrore dhe detare në Ukrainë, duke përfshirë edhe operacionet brenda Ukrainës.

3-Një mekanizëm monitorimi sistematik i armëpushimit i udhëhequr nga SHBA-të dhe me pjesëmarrje ndërkombëtare, për të ofruar paralajmërim të hershëm për çdo sulm të ardhshëm dhe për t'iu përgjigjur çdo shkeljeje me një mekanizëm për veprime të përbashkëta depërshkallëzimi, në dobi të të gjitha palëve.

4-Një angazhim ligjor, në varësi të procedurave përkatëse kombëtare, për të marrë masa për të rivendosur paqen dhe sigurinë në rast të një sulmi të armatosur në të ardhmen. Këto masa mund të përfshijnë forcën e armatosur, ndihmën informative dhe logjistike, veprime ekonomike dhe diplomatike.

5-Investimet që lidhen me prosperitetin e ardhshëm të Ukrainës, duke përfshirë ndarjen e burimeve të konsiderueshme për rimëkëmbje dhe rindërtim, si dhe marrëveshjet tregtare me përfitim të ndërsjellë, duke marrë parasysh nevojën që Rusia të kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara. Në këtë frymë, asetet shtetërore ruse në Bashkimin Evropian janë ngrirë (për një kohë të pacaktuar).

6-Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësit evropianë shprehën mbështetjen e tyre për Presidentin Zelensky dhe për çdo vendim përfundimtar që ai merr për çështje specifike në Ukrainë.

Ata theksuan se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Vendimet në lidhje me territoret i përkasin popullit të Ukrainës, sapo të zbatohen në mënyrë efektive garancitë e forta të sigurisë. Ata gjithashtu ranë dakord se disa çështje duhet të zgjidhen në fazat përfundimtare të negociatave. Ata nënvizuan se do ta mbështesin Presidentin Zelensky në konsultimin me popullin e tij, nëse është e nevojshme.

Për udhëheqësit, të cilët bashkë-nënshkruan, është e qartë se, siç është rasti me çdo marrëveshje, asgjë nuk është dakordësuar derisa të jetë dakordësuar për gjithçka, ndërsa të gjitha palët duhet të punojnë intensivisht drejt një zgjidhjeje që mund të sigurojë një fund të qëndrueshëm të luftës. Për ta, është gjithashtu e qartë se çdo marrëveshje duhet të mbrojë sigurinë afatgjatë dhe unitetin euroatlantik, si dhe rolin e NATO-s në ofrimin e një mbrojtjeje të fortë. Nënvizohet se çdo element që ndikon në BE dhe NATO do të diskutohet përkatësisht midis anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Udhëheqësit gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë të rrisin presionin mbi Rusinë për të negociuar seriozisht. Udhëheqësit u zotuan gjithashtu të punojnë drejt përparimit të shpejtë të mëtejshëm në ditët dhe javët në vijim për të përfunduar dhe miratuar së bashku një marrëveshje për paqe të qëndrueshme. Ata riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës në luftën e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë dhe në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme./Pamfleti

1 Komente

  1. v
    vk

    Kaq! Nje vere ne uje paskan arritur! Lufte e kote! Makineri mishi! Si perfundim, Ukraina as ne NATO, as ne lesh! Territore te humbura, e per cfare, se ju ngerf U.S dhe BE te benin lufte! Mjer popujt!

    Lini një Përgjigje