
Evropa nuk di çfarë të bëjë...
Sulmi i Donald Trump ndaj BE-së ka hapur përçarje brenda ekzekutivit të bllokut dhe ka vënë në konflikt udhëheqësit kombëtarë, duke kërcënuar të paralizojë përgjigjen e Evropës për shkak të frikës se kundërshtimi ndaj SHBA-së mund të dëmtojë Ukrainën.
Trump i ka kritikuar ashpër udhëheqësit e BE-së si “të dobët” dhe ka paraqitur një strategji sigurie që bën thirrje për “kultivimin e rezistencës” në kontinent, duke reflektuar përbuzjen ndaj institucioneve evropiane, të cilat zyrtarët e tij i shohin si “të pafavorshme” për interesat e SHBA-së dhe të prirura drejt asaj që e quajnë “vetëvrasje e qytetërimit”.
Sulmi i koordinuar ndaj BE-së këtë muaj, i shoqëruar gjithashtu me kritika të hershme ndaj rregulloreve dixhitale të bllokut, ligjeve të qëndrueshmërisë dhe qasjes ndaj migracionit, shkaktoi tronditje të gjerë brenda Komisionit Evropian dhe mosmarrëveshje mbi mënyrën se si duhet reaguar, sipas zyrtarëve.
Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, iu kërkua të mos ndërmerrte masa hakmarrëse në mbrojtje të Evropës, në një përpjekje për të zbutur konfliktin dhe për të ruajtur angazhimin e SHBA-së në procesin e paqes në Ukrainë, thanë burime të informuara.
Zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së u indinjuan nga fakti se sulmet e administratës Trump po përballeshin me heshtje. Kjo përgjigje e vakët shtyu disa liderë kombëtarë të sugjeronin që Brukseli të anashkalohej si kanal komunikimi me Trumpin, duke sfiduar qasjen e mëparshme të unifikuar, sipas së cilës BE-ja negocionte me Uashingtonin si një bllok prej 27 vendesh.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se, nëse Trump “nuk mund të lidhet” me institucionet e BE-së, siç dukej “mjaft e qartë”, atëherë ekzistojnë të paktën shtete anëtare individuale, përfshirë mbi të gjitha Gjermaninë, me të cilat një bashkëpunim i tillë mund të vazhdojë.
Zyrtarë të tjerë kombëtarë po diskutonin gjithashtu mënyrat për të anashkaluar Komisionin dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me presidentin e SHBA-së për çështjet evropiane në mënyrë bilaterale, tha një udhëheqës i BE-së për Financial Times.
Pavarësisht intensitetit të kritikave ndaj Trump, bisedimet e vazhdueshme të paqes për Ukrainën e kanë komplikuar përgjigjen, pasi fati i Kievit varet kryesisht nga ruajtja e një marrëdhënieje funksionale me SHBA-në. Kjo e ka shtyrë BE-në të besojë se duhet të pranojë kritikat, në vend që të kundërpërgjigjet, për hir të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
“Vështirë se mund t’i themi Zelenskyt: ‘Shiko, të kemi mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, por tani kemi disa gjëra më të rëndësishme për t’u marrë, si rregullat e qëndrueshmërisë dhe gjobat për mediat sociale’”, tha një nga burimet.
Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i kërkuan javën e kaluar von der Leyen-it të mos e kritikonte Trumpin në përgjigje të sulmeve të tij, thanë për FT dy persona të njohur me këto ndërveprime.
“Ne i thamë vetes gjatë verës se po negocionim tre marrëveshje të ndryshme me SHBA-në. Por po mashtronim veten. Gjithmonë ishte vetëm një negociatë: mbajtja e SHBA-së të angazhuar në Evropë. Kjo është shumë e qartë, por po aq e qartë është edhe mungesa e një përgjigjeje të vendosur”, tha një udhëheqës i BE-së, duke iu referuar një marrëveshjeje tregtare BE-SHBA, një premtimi të ri për shpenzimet e NATO-s dhe një linje furnizimi ushtarak për Ukrainën.
Administrata Trump kundërshton gjithashtu një propozim për përdorimin e aseteve shtetërore ruse të ngrira për të financuar një kredi për Ukrainën, gjë që ka komplikuar përpjekjet e BE-së për të arritur një marrëveshje mbi këtë çështje. Udhëheqësit pro-Trump në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke janë shprehur kundër kredisë, ndërsa Italia, Bullgaria dhe Malta i janë bashkuar Belgjikës në thirrjen që Komisioni të gjejë “opsione alternative”.
Nathalie Tocci, drejtoreshë e Institutit për Çështje Ndërkombëtare në Romë, tha se rezervat e dukshme të Italisë për përdorimin e aseteve të ngrira pasqyrojnë shqetësimin e kryeministres Giorgia Meloni për të mos antagonizuar Trumpin, i cili e ka bërë të qartë se ka ide të tjera mbi përdorimin e këtyre fondeve.
“Ata duan të sinjalizojnë mbështetje për Trumpin dhe planin e tij, i cili i referohej qartësisht një përdorimi alternativ të këtyre aseteve. Pyetja është nëse mbështetja e Italisë për Belgjikën e bën Belgjikën më të vendosur apo jo”, tha Tocci.
Kaja Kallas, kryediplomatja e BE-së, pranoi të hënën se diskutimet mbi kredinë, e cila duhet të miratohet deri të premten për ta mbajtur Ukrainën financiarisht funksionale deri në vitin 2026, po bëhen gjithnjë e më të vështira.
Disa zyrtarë e krahasuan qasjen aktuale të BE-së me strategjinë e saj gjatë negociatave tregtare me administratën Trump këtë verë. I goditur nga tarifa të larta dhe i kërcënuar me masa të tjera, blloku zgjodhi të mos hakmerrej dhe ra dakord për një marrëveshje që vendoste tarifa prej 15% mbi importet e tij, e cila është analizuar gjerësisht nga ekspertët si një marrëveshje paqësuese në favor të SHBA-së.
“Teksti mbi Evropën në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare është një skandal. Ai minon 80 vite politikë dypartiake. Administrata Trump i ka shpallur luftë BE-së. Kjo ka qenë e qartë prej kohësh, por tani është politikë zyrtare. Miqtë tanë tani janë armiqtë tanë. Marrëveshja e pabalancuar tregtare mes BE-së dhe SHBA-së zbulohet se është ndërtuar mbi shpresa naive për të blerë angazhimin e SHBA-së ndaj Evropës dhe Ukrainës”, tha Anthony Gardner, ish-ambasador i SHBA-së në BE.
Sulmet e presidentit amerikan dhe fokusi në rritje për ruajtjen e angazhimit të tij ndaj Ukrainës kanë komplikuar veçanërisht trajtimin e rregulloreve të teknologjisë nga Brukseli, të cilat tashmë përbënin një fushë delikate gjeopolitike për autoritetet rregullatore të Komisionit.
Komisioni ka theksuar vazhdimisht se rregulloret e tij teknologjike, që synojnë hapjen e tregjeve dhe krijimin e një kuadri rregullator për gjigantët e Silicon Valley, janë të panegociueshme dhe zbatohen në mënyrë objektive. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar ka pasur vështirësi në zbatimin e tyre, pjesërisht për shkak të shqetësimeve mbi reagimin e Trumpit dhe aleatëve të tij në Silicon Valley.
Komisioni ka hapur hetime mbi dominimin e Amazon dhe Microsoft në sektorin e shërbimeve cloud, ka nisur hetime mbi modelet e inteligjencës artificiale të Google dhe WhatsApp të Meta-s dhe javën e kaluar i vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh kompanisë X të Elon Musk për shkelje të rregullave të transparencës dixhitale.
Megjithatë, këto vendime janë balancuar me kujdes për të shmangur zemërimin e Trumpit, me masa të reja ndaj kompanive amerikane të teknologjisë që shpesh përkojnë me mbylljen e çështjeve të tjera.
Zyrtarët e përfshirë në hetime thanë se gjetja e këtij ekuilibri është e vështirë, për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Parlamenti Evropian dhe aktorë të tjerë për të zbatuar pa kompromis rregullat dixhitale.
“Nuk do të pranojmë asnjë formë nënshtrimi në mënyrën se si ushtrojmë kompetencat tona”, tha më 9 dhjetor për gazetarët Teresa Ribera, zëvendëspresidente e von der Leyen dhe komisionere për konkurrencën.
Sipas zyrtarëve, retorika e Riberës nuk pritet të përputhet plotësisht me veprimet e Komisionit, të paktën për aq kohë sa ekziston ende shpresa se SHBA-të mund të orientohen drejt një marrëveshjeje të drejtë paqeje në Ukrainë.
“Mendoj se janë të dobët. Por mendoj gjithashtu se duan të jenë shumë politikisht korrekt. Mendoj se nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump për udhëheqësit evropianë./Përshtati “Pamfleti” nga “FinancialTimes”
*Shënim: Tuitull redaksional
Ky eshte nje hakmarres primitiv.Po te rrije gjate ne pushtet vetem luftera do kete,por kushtetuta ja ndalon,jo se nuk ka shoke. Ai thote kam mbyllur 8 Luftera,por ne fakt ne dime qe lufretat e vertete ne Ukraine e Gaza po vazhdojme,biles me shume intensitet dhe Kosto. Thote mbylla lufte ne Kamboxhia,Tajvan,Nigeri, Liban. Indi,Pakistan,Azerbaxhan,Armeni,etj. Ne dijenine tone keto shtete jeshtu e kane hedhin andej kendej,pastaj pushojne pak e keshtu vazhdojme.Ndarja e Europes filloj ne 2016 ne Brexit, dalja e Britanise nga BE. Ne ate kohe u ngriten akuza ndaj tij dhe bashkepuntoreve me te afert, nje pjese prej te citeve dhe u denuan,per lidhje me Rusine, por se cila eshte ajo dore qe e mbaron dhe drejton ec e mere vesht. Ky po bashkepunim dhe koordinon me Putinin dhe Xi in Ping, per dy luftera kryesore,she jane ne nje linje. A ka fan Europa? Ndonje shtet si Gjermania po! Sepse Shreder dhe Merkel punuan ne kurriz te Europes dhe SHBA,duke bere tregeti dhe bashkepunuar ngushte me Putinin saqe supozohej se te dy keto linder Gjerman kane qe spine ruse, e sot mind te jete shteti me I rrezikuar. Dhe Trump tallet kur thote Gjernania po ben mire me rritjen e buxhetit te mbrojtjes.
Ky thote kam mbyllur 8 luftera, por aktualisht dime qe ka lufte ne Ukraine dhe ne Gaza, te dyja si mos me keq, me mijera te vrare dhe territore te pushtuara dhe asimiluara ne force. Ndersa ky thote kam zgjidhur luften ne Kamboxhia,Tajvan,Afganistan,Indi,Pakistan Azerbaxhan,Armeni, Nigeri,etj. Kur erdhi ne pushtet ne 2016 Britania doli nga BE. Ne ate kohe sherbimet inteligjente amerikane dhe drejtesia e akuzonin per lidhje me Ruset, disa bashkepuntore te tij u denuan,por ky ka hodha paq. Rikthimi ne shtepine e bardhe ishte nje surprise, por tani qe po ndofhin shume gjera u vertetua akuza e drejtesise amerikane,por çuditerisht kauzen e tij vendosi populli amerikan. Pak te drejte ka pasi Shreder dhe Merkel,tani ne pension, punonin per interesa te Gjermanise dhe Rusise, e ne disa raste Jane perfolur si spiune Ruse. Nderkohe mbroheshin nga Nato, dmth Shba. A kishte ardhur koha per nje ndryshim te politike anerikane ndaj BE. Ndoshta ato dijne diçka me shume,por edhe xheloze Jane ndaj reformave europiane pothuajse ne çdo aspect, qofte demokratik,te drejtave e lirive te individit ,gjykatat europiane dhe ekonomine, pra Europa shikohet si rival I frikshem I Shba. Rusia jo, Kina jo. Sa e drejte koha do ta tregoje, por madakrat ne Ukraine dhe Gaza nuk kane justifikim oer Shba.