TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 18:30

Diskutimet e paqes në Berlin, Zelensky: Negociatat për territorin, të dhimbshme!

Shkruar nga Pamfleti

Diskutimet e paqes në Berlin, Zelensky: Negociatat për territorin,

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës së përbashkët në Berlin me kancelarin gjerman Friederich Merz, deklaroi se se sot ka pasur disa raunde negociatash dhe do të ketë edhe të tjera më vonë.

Po punojmë pa ndërprerje”, tha ai.

Zelensky shtoi se negociatat kanë qenë të vështira, por të rëndësishme dhe se gjatë bisedimeve ka pasur respekt për vendin e tij.

Ai theksoi se garancitë e sigurisë janë thelbësore për një marrëveshje, teksa shtoi se ka qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë për territorin, por këmbëngul se Ukraina është e gatshme të punojë për një marrëveshje të fortë paqeje.

Duke folur sa i takon pjesës së faljes së territoreve si kusht për paqen, Zelensky e përshkruajti këtë  çështje si të dhimbshme për t’u zgjidhur. Ai shtoi se nuk mendon se SHBA-të po kërkonin ndonjë gjë për territoret, por se ata hoqën dorë nga kërkesat e Rusisë.

Jo të gjitha pyetjet janë të lehta. Ka çështje shumë të vështira, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje territoriale.  Është shumë e rëndësishme që të gjithë të punojmë për këtë, që çështje të tilla të zgjidhen në mënyrë të drejtë”, tha ai.

Lini një Përgjigje