
Isar Tabatabaei Ghomsheh, një shkencëtar bërthamor dhe profesor në Universitetin e Teknologjisë Sharif, u vra së bashku me gruan e tij në shtëpinë e tyre në Teheran. Kjo u raportua nga mediat iraniane të shtunën, pa specifikuar datën e saktë të sulmit të ushtrisë izraelit.
Ghomsheh kishte fituar një diplomë master dhe një doktoraturë në inxhinieri mekanike dhe bërthamore dhe kishte punuar për vite me radhë në sektorin bërthamor të Iranit, shkroi agjencia e lajmeve Mehr, duke e përshkruar atë si një "figurë pak të njohur, por të shquar" në programin atomik të vendit.
Lini një Përgjigje