
Prej më shumë se një muaji nëntoka në Turqi duket se nuk po gjen qetësi, pasi pasgoditjet e tërmeteve vazhdojnë ende.
Vetëm pak minuta më parë Turqia përjetoi sërish lëkundje të forta pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 4.6. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:49 me orën lokale dhe ende nuk informacioni nëse ka dëme materiale apo të lënduar.
Ndërkohë kujtojmë se mëngjesin e 6 shkurtit Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet apokaliptik që shkaktoi dhjetëra mijëra të vdekur e të plagosur si dhe mijëra ndërtesa të rrëzuara. Që prej asaj dite Turqia vijon të goditet nga tërmete të forta.
Lini një Përgjigje