Bota29 Prill 2023, 14:49

Nuk ndalen masakrat në SHBA, vriten 5 persona brenda një banese; mes tyre një 8-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen masakrat në SHBA, vriten 5 persona brenda një banese; mes

Një tjetër masakër ka ndodhur në SHBA. 5 persona janë vrarë, mes të cilëve një 8-vjeçar, gjatë të shtënave në një banesë në Teksas.

Të premten në mbrëmje, autoritetet morën një telefonatë rreth orës 23:31, pasi kishin dëgjuar të shtëna.

Pas mbërritjes, forcat e rendit zbuluan shumë njerëz të qëlluar rreth banesës. Sherifi u tha gazetarëve se në momentin e të shtënave ndodheshin 10 persona brenda shtëpisë.

Njësitë patrulluese, kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se disa persona janë qëlluar. Ky numër tani është rritur në pesë persona të pushkatuar të cilët tani janë të vdekur. Moshat e tyre variojnë nga 8 vjeç deri në rreth 40", tha Capers për mediat lokale. Ende nuk dihet fiks se çfarë ka ndodhur.

shba viktima teksas