
99.61% të votave janë numëruar në Greqi deri tani dhe Demokracia e Re e udhëhequr nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis ka siguruar 40.79% të votave e përkthyer kjo në 146 mandate në parlament.
Nga ana tjetër SYRIZA e Aleksis Tsispas ka marrë 20.07% dhe 71 mandate, PASOK - KINAL 11.46% dhe 41 mandate KKE siguron 26 vende dhe Zgjidhja Helenike merr 16 mandate.
Përqindja e partive që kanë mbetur jashtë Kuvendit arrin në 16%.
Në veçanti, ND shfaqet me përqindje dukshëm të rritura krahasuar me vitin 2019, kur mori 39,85%, ndërsa SYRIZA shënoi një rënie të ndjeshme prej 11 %, teksa në vitin 2019 mori një përqindje prej 31,53%.
Në fakt, kryeministri komentoi rezultatin, duke folur për një “ tërmet politik ”, menjëherë pas urimeve që mori nga rivalët e tij politikë, Alexis Tsipras dhe Nikos Androulakis . Megjithatë, përqindja e abstenimit te zgjedhjet është e lartë dhe ka arritur në 39.08%.
Ndërkohë kreu i SYRIZA-s ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.
Edhe pse me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij.
Lini një Përgjigje